
Avokati Rudari kritikon sjelljen e autoriteteve në aksionin “Pika” ku u arrestuan 50 policë e doganierë

Avokati Naim Rudari, konsideron se nuk është dashur t’i jepet kaq shumë pompozitet aksionit të sotëm që solli arrestimin e 48 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve. Ai thotë se IPK-ja ishte e ashpër në këtë aksion.
Mendimin e tij, Rudari e arsyetoi duke folur për mundësinë e zbehjes së besimit të qytetarëve në këtë institucion.
Ai thotë se dukuritë negative duhet të ndahen nga Policia, që siç thotë ai, “mbetet institucioni më i besueshëm”
“Unë vlerësoj se nuk është dashur të veprohet në formë të tillë, për shkak se mbetet prezumimi i pafajësisë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)