“Kemi gati paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë”, Borrel në Tiranë: Mbështetja ndaj Ukrainës do vijojë

  • E.K /
  • 15 March 2022 - 12:24
“Kemi gati paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë”, Borrel në Tiranë: Mbështetja ndaj Ukrainës do vijojë

Gjatë vizitës ditën e sotme në Tiranë përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrel njoftoi paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë.

Të gjithë e dimë që ky është një moment kritik për ne për BË, për gjithë Botën. Është moment kritik dhe më shumë se kurrë duhet të takohemi e të diskutojmë këto cështje. është e tmerrshme, se si udhëheqja ruse vijon të sulmojë ukrainën pa dallim. nukë shtë thjesht një luftë në kuptimin ushtarak. Forcat e Armatosura ru se po shkaktojnë vdekje. Por kemi parë edhe qëndresën kurajoze të popullit të ukrainës. Vijojnë me këtë qëndresë, do vijojmë mbështetjen tonë për Ukrainën, pavarësisht kërcënimeve ruse, kjo mbështetje do të vijojë.

Ka qenë agresion brutal nga Rusia dhe në përgjigje ne kemi miratuar sot për një paketë të katërt të fortë masash kufizuese që të kontribuojë më tej për të rritur presionin ekonomik ndaj Kremlinit si edhe të gjymtojë bazën e vet logjistike. Masat do të kenë ndikim në tregtinë ruse, qasjen në tregje, eksportin e mallrave, në shenjestër kemi vënë edhe sektorë kritikë të ekonomisë.

“Po ashtu në listën tonë, po shtojmë gjithnjë e më shumë individë që luajnë një rol aktiv në mbështetjen që u japin klikës së Putinit. Kjo është një goditje tjetër madhore mbi të cilën Putin po ndërton pushtimin. Ky agresion është shkelje ndaj parimeve.

(Kosova Sot Online)