Lexoni edhe:
Kosova urgjentisht ta rikthen në funksion Akademinë Policore 3 vjeçare
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka ironizuar vendimin e qeverisë serbe, e cila deklaroi se do të furnizonte me miell vendet e Ballkanit të Hapur.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Shehu thekson se duhet t’i jemi mirënjohës sa të kemi frymë, Serbisë që na shpëtoi nga uria.
Kosova urgjentisht ta rikthen në funksion Akademinë Policore 3 vjeçareLexoni edhe:
REAGIMI I SHEHUT
T”i jemi mirenjohes sa te kemi frymen Serbise dhe Vucic, qe na shpetuan nga “uria”!!!
Na dhane grure, miell e miser….qe importuesit tane e kishin kontraktuar prej kohesh.
Mbas Rames nga Tirana, sot edhe Krifica, te njejten brohoritje nga Beogradi.
Nqs dje brohorisnin Enver-Tito, sot brohoritet Rama-Vucic!
Nqs dje shpetimtari i yne ishte “Bashkimi ekonomik me Serbine” i Titos, sot qenka “Ballkani i hapur” ose ndryshe “Jugosllavia e Re” e Vucicit!
Kohet u perseritkan, por per keq disa here!
Per kujtese po ju bashkengjis dhe postimin tim te djeshem, per te njejtan brohoritje:
—Rama si Hoxha per Titon: Vucic po “shpeton” Shqiperine!!
Hoxha i bente lavde “Bashkimit ekonomik me Jugosllavine” te Titos si shpetimi i yne, Rama sot “Ballkanit te Hapur” alias “Jugosllavia e Re” e Vucicit!
Me habi degjova sot Kryeministrin duke dhene te kuptohej se “shpresa”, qe Shqiperia mos te mbetej pa buke eshte Vucic dhe “Ballkani i tij i hapur”!
Ai, si Tito dikur, me zemergjeresi do te ndaje me ne “Kafshaten”, duke na dhene nje pjese te miellit te kontraktuar nga…..privatet!!
Mos harojme se Sebia furnizohet nga Moska, si me grure e arme!
Keshtu edhe ne cajme sanksionet ndaj Rusise!
O Tempora o Mores.
Pra sipas Rames, dhe ketu ai ka deri diku te drejte, kaq keq eshte katandisur Shqiperia, sa shpetimi i vetem edhe ndaj urise eshte Serbia e lidhur me Rusine.
Rama perseri, shpetimin nuk e gjen tek BE e vendet partnere!
Eshte lideri i Serbise, “Miku” i madh i popullit shqiptar, ish Ministri i propagandes se Milloshevicit, ai qe do te vriste 100 shqiptare per cdo serb te vrare, Vucic, ai qe po na shpeton!!!
Lavdi Vucic-duhet brohoritur tashme!!
Njelloj sic brohoriste vite me pare Hoxha per Titon, edhe mbas krimeve te tij monstruoze ndaj shqiptareve.
Kjo kalon cdo kufi!
Ai “Ballkan i hapur”, qe jo vetem na largon nga BE e Perendimi duke na cuar drejt Rusise e Lindjes, qe na percau me bashkekombasit tane e vendet e tjere ne Rajon, po na renon edhe ekonomikisht, duke goditur direkt prodhimin vendas.
Kjo eshte e verteta, ashtu sic ishte edhe e maredhenive prej skllavi te Hoxhes me Titon e Jugosllavine e atehereshme.
Sot ky “Ballkan i hapur” i Vucicit me zedhenes te vetem te mbetur Ramen, ka ne themel po ato ide serbo madhe te hegjemonise politike e ekonomike te saj, sic kishte dhe “Bashkimi ekonomik me Jugosllavine” i Titos, me megafon Hoxhen.
E keqja nuk paska fund, nqs do te lihet ne rjedhje te lire.
Prandaj ajo duhet ndalur, per tu kthyer sa me pare ne rrugen tone te pa zevendesueshme drejt Perendimit e Europes, drejt zhvillimt ekonomik.
(Kosova Sot Online)