Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Çekisë mbërrijnë në Kiev: E ardhmja në rrezik

  • A.P /
  • 15 March 2022 - 20:31
Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Çekisë mbërrijnë në Kiev: E ardhmja në rrezik

Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke kanë mbërritur në Kiev. Këtë e ka bërë të ditur në rrjete sociale kreu i qeverisë polake, Mateusz Morawiecki, duke nënvizuar se “kjo luftë është rezultat i tiranit mizor që sulmon civilët e pambrojtur, duke bombarduar qytete dhe spitale në Ukrainë!”.

"Ne duhet të ndalojmë tragjedinë që po ndodh sa më shpejt të jetë e mundur. Prandaj, së bashku me zëvendëskryeministrin Jaroslaw Kaczynski, kryeministrat e Republikës Çeke Petr Fiala dhe Sllovenisë Janez Jansa, jemi në Kiev," shkroi Morawiecki.

Kreu i qeverisë polake vazhdoi të shkruante se BE-ja mbështet Ukrainën, e cila mund të llogarisë në vendin e miqve të saj që do e ndihmojë.

"Ne e sollëm këtë mesazh në Kiev sot."-tha Morawiecki.

Sipas informacioneve të BILD, kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki dhe zëvendësi i tij, Jaroslaw Kaczynski u takuan përpara kufirit me Ukrianën me kryeministrin çek Petr Fiala dhe homologun slloven, Janez Jansa dhe u nisën në një tren së bashku drejt Kievit.

(Kosova Sot Online)