
Kryeministri polak publikon foto nga Kievi ku ndodhet së bashku me dy liderë tjerë europianë

Në një zhvillim sa të papritur aq edhe të jashtëzakonshëm duke pasur parasysh bombardimet me të cilat po përballet Kievi, krerët e shteteve të Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke ndodhen në kryeqytetin ukrainas.
Teksa postoi një fotografi në Twitter, ku të tre liderët ndodhen së bashku në një tavolinë, kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki tha se ata po e vizitonin Ukrainën me mesazhin se mund të mbështetet tek ndihma e miqve të saj.
(Kosova Sot Online)