Lufta Rusi-Ukrainë, çfarë ka ndodhur orët e fundit

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 08:08
Lufta Rusi-Ukrainë, çfarë ka ndodhur orët e fundit

Sirenat ajrore kanë rënë në disa qytete ndërsa Ukraina zgjohet në ditën e 21 të luftës.

-Raundi i katërt i negociatave të paqes ka bërë disa përparime. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se bisedimet kanë filluar të “duken më realiste”.

-Ajo vjen pasi tre liderë evropianë, kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, rrezikuan një udhëtim me tren në Kiev për t’u takuar me Zelensky dhe për të treguar mbështetje.

-“Ju nuk jeni vetëm. Lufta juaj është lufta jonë”, i tha kryeministri i Sllovenisë popullit ukrainas.

-Kievi ka hyrë në një shtetrrethimi 35-orësh pasi kryeqyteti mbetet një objektiv për granatimet e rënda – me sulmet ajrore që vranë të paktën pesë persona dje.

-Ndërkohë, në qytetin jugor të Mariupolit, trupat ruse po mbajnë peng 400 mjekë dhe pacientë, tha kryebashkiaku lokal.

-Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën nga 1 miliard dollarë.

– OKB thotë se 70,000 fëmijë çdo ditë janë bërë refugjatë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Numri i përgjithshëm i refugjatëve nga Ukraina ka kaluar tre milionë. 

(Kosova Sot Online)