Paraja e pistë e oligarkëve e fituar nga trafikimi i drogës po shpërlahet lirshëm, po investohet në fushën e ndërtimeve

Paraja e pistë e oligarkëve e fituar nga trafikimi i drogës po shpërlahet lirshëm, po investohet në fushën e ndërtimeve

Hajrullah Tërnava

  • 16 March 2022 - 07:47

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Ky lloj i krimit të organizuar është bërë si tregtia me substanca narkotike nga rrjetet e krimit të organizuar, një nga veprimtaritë më profitabile të pasurimit të oligarkëve të lidhur me krimin, kundër të cilit duhet të ashpërsohet akoma më shumë angazhimi i organeve të ndjekjes, sepse përveç shpëlarjes së parasë në biznes, në fushën e ndërtimit e kudo tjetër, me këtë tregti të pistë, me këtë helm, po merr përmasa alarmante edhe goditja e shtresës më të vlefshme të popullatës, helmimit të rinisë, që janë përdoruesit kryesor “ilegal” të substancave narkotike-drogave.

Kur para disa viteve në territoret e Kosovës nuk ishte e njohur substanca narkotike, e që kjo veprimtari është e ndaluar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare, tani edhe në Kosove ky lloj krimi ka lëshuar rrënjë që vështirë është për ta çrrënjosur, sepse tani shpërndarësit janë edhe konsumues të llojeve të ndryshme të narkotikëve, e që konsiderohen si më të angazhuarit në tregun e këtij lloji në mënyra të ndryshme të organizimit. Tani më ky lloj krim i organizuar është bërë përditshmëri, sepse llogaritet si më profitabili, edhe pse kultivimi i bimëve narkotike, prodhimi dhe qarkullimi i tregtimi i drogave është e ndaluar sipas ligjeve tona.

Përpjekjet për ta luftuar dhe parandaluar këtë lloj krimi nuk po japin sukses edhe pse policia dhe institucionet tjera që janë të obliguar ta luftojnë krimin e organizuar, që e kanë për detyrë që ti luftojnë këto dukuri kriminale po ballafaqohen çdo ditë me zbulimin rasteve të reja , qoftë të tregtimit apo edhe të konsumimit. Pavarësisht që Kosova ka numër të madh të policëve, kjo dukuri po i shkakton shteti të Kosovës dëme të mëdha, si brenda shtetit njashtu edhe në instancat ndërkombëtare, dhe shpeshherë Kosova merret si shembull negativ që nuk po arrin ta lufton krimin e organizuar. Kjo vërejtje po ndikon në izolimin tonë që kemi mbetur si shteti ma i izoluar në botë. Ky lloj i krimit të organizuar është bërë si tregtia me substanca narkotike nga rrjetet e krimit të organizuar, një nga veprimtaritë më profitabile të pasurimit të oligarkëve të lidhur me krimin, kundër të cilit duhet të ashpërsohet akoma më shumë angazhimi i organeve të ndjekjes, sepse përveç shpëlarjes së parasë në biznes, në fushën e ndërtimit e kudo tjetër, me këtë tregti të pistë, me këtë helm, po merr përmasa alarmante edhe goditja e shtresës më të vlefshme të popullatës, helmimit të rinisë, që janë përdoruesit kryesor “ilegal” të substancave narkotike-drogave.

Sipas statistikave më të reja të raportimit, në Kosovë janë rreth 40 mijë përdorues të substancave narkotike, kryesisht të moshave të reja. Personat përgjegjës që merren me rehabilitimin e këtyre njerëzve, thonë se droga e tipit kokainë është në treg e që mosha e përdoruesve ka rënë ndër vite, nga moshat e larta tek ato më të rejat. Aktualisht mosha më e re që abuzon me droga është 16 vjeç, dhe përdoret lloji i drogës marihuanë. Ndërkaq për sa i përket llojit kokainë, mosha e përdoruesve ka rënë nga 37 vjeç sa ishte vitet e kaluara, në 26 vjeç. Viti i kaluar, dhe ky vit në vazhdim, janë shënuar me raste të bujshme, mbase më të suksesshmet për dallim nga qeverisjet e kaluar, për zbulimit të trafikut të drogës dhe shpërndarjes së saj nga grupet e trafikantëve. Rasti më i freskët është ai i raportuar nga policia e Kosovës më 9 shkurt kur është zbuluar dhe konfiskuar masa prej 90 kilogramëve marihuanë. Policia e Kosovës, më 09.02.2022, pas hetimeve paraprake nga hetuesit e antidrogës, kishte arritur të gjejë dhe konfiskojë 34 paketime me mbi 90 kg substancë narkotike që dyshohej të ishte marihuanë.

Lidhur me këtë rast policia kishte arritur të arrestojë një të dyshuar, kurse një tjetër edhe pse i identifikuar, (M.Q.), kishte arritur të arratisej. Mirëpo vazhdimi i hetimeve dhe ndjekjes ka rezultuar me kapjen e dy të dyshuarve të tjerë të këtij grupi kështu që me një vazhdimësi hetimi dhe kërkimi për afro një muaj, më, 11.03.2022, hetuesit policorë nga Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, kanë realizuar një operacion policorë ku janë kontrolluar dy lokacione, dhe policia ka arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit: M.Q., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe A.Sh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar). Tek i dyshuari A.Sh., policia dje ka arritur të gjejë edhe rreth 395 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Rreth arrestimit të të dyshuarve është njoftuar Prokuroria Themelore për Krime të Rënda e cila edhe ka shqiptuar masën e ndalesës dhe mbajtjes në arrest të të dyshuarve të kapur në flagrancë. Situata në të cilën tani gjendet vendi i ynë, po bëhet e domosdoshme që në funksion të ndjekjes së thellë të krimit, të shpëlarjes së parasë së pistë e cila pikërisht nga këto burime po investohet në fushën e ndërtimit, të angazhohet edhe AKI dhe inteligjenca financiare, sepse përveç përfitimeve materiale nga grupet kriminale, dëmet janë të pariparueshme në shtresën e përdoruesve të drogave nga të cilat po goditen shtresat e rinisë e cila nga mungesa e perspektivës dhe depresioni po futet në këto ujëra të pista të narkomanisë, dhe ka tendencë që personat që përjetojnë depresion janë më të hapur ndaj përdorimit për të ikur nga gjendja reale e tyre emocionale e që i shtyn deri në varësi ekstreme që po krijojnë e bëhen probleme shoqërore sociale e familjare.

Kosova dihet se në çfarë situate ekonomike gjendet, dhe tani kjo situate e varësisë ekstreme nga droga, nga të rinjtë e vendit tonë që tani janë bërë problem shoqërorë e sociale, po na e rëndon situatën në të cilën gjendet Kosova. Jo rastësisht tani numër i madhe i të rinjve në mënyra të ndryshme po shkojnë drejtë shteteve të BE-së, sepse për këtë rrugë po i detyron mungesa e perspektivës dhe zhgënjimi me realitetin në vend, dhe kërkimi i një perspektive ekonomike ma të mirë për ta në rrugët e migrimit. Është një obligim serioz, detyrë patriotike për ta luftuar e ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni kriminal, prandaj nga policia e Kosovës dhe institucioneve tjera kërkohet që ti luftojnë të gjitha të këqijat në këtë shtet. Prej organeve të pjekjes kërkohet që në mënyrë të pamëshirshme ta luftojnë këtë lloj të krimit me narkotik qe po na e shkatërron një rini të shëndosh që e kemi, po na shkakton probleme shumë të mëdha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".