
Kokaj i reagon Golajt për atë se a shpjegohet shkencërisht seksualiteti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj i ka reaguar bashkëpartiakut Ardian Gola lidhur me deklaratën e tij se çështja e seksualitetit nuk mund të shpjegohet shkencërisht.
Gola tha se sipas bindjes së tij kjo është çështje kulturore dhe vlerore.
E Kokaj i reagoi duke thënë që çdo mendim që nuk ka karakter shkencor është larg realitetit.
“Duhet t’i them që çdo mendim që nuk ka karakter shkencor është larg realitetit. Prandaj kur flet për daljen në Evropë së pari duhet të kemi zhvillimin shkencor e teknologjik dhe mendjen shkencore. Gjithë kam ardhur këtu për të folur nga pikënisja shkencore dhe mendimin që e dhashë më herët e dhashë nga bindjet e mija thellësisht dhe ekskluzivisht shkencore”, tha ai.
Më tutje, Kokaj i kërkoi Golës që të mos e sulmoje shkencën dhe ata që flasin për shkencë.
“Tjetër herë besoj koleg, ky çuni i ri, me respekt, kam dëshirë që të mos provojë me e sulmu shkencën dhe ata që flasin në mënyrë shkencore”, tha ai.
Për ta qetësuar situatën ndërhyri kryetari i Kuvendit Glauk Kojufca.
“Ky çuni i ri mdoket nja 43 vjet i ka”, tha ai duke qeshur.
(Kosova Sot Online)