
Një polic i arrestuar në aksionin “Pika” do të mbrohet në liri, ka sëmundje të rëndë

Një polic i arrestuar gjatë aksionit “Pika” do të mbrohet në liri.
Kjo është konfirmuar nga avokati Arbër Jashari.
Ai tha se polici ka sëmundje të rëndë dhe për këtë arsye prokuroria ka vendosur që ai të mbrohet në liri.
“Prej 24, ka qenë vetëm një që prokuroria është tërhequr për arsye humanitare. Kjo pasi ai ka qenë me një sëmundje të rëndë dhe prokuroria e ka parë të arsyeshme që ai të mbrohet në liri. Për të tjerët nuk ka pasur tërheqje të kërkesë përcaktim të masës së paraburgimit”, ka thënë ai në “Frontal”.
Më tutje Jashari tha se kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit për të arrestuarit e aksionit “Pika” nuk ka qenë mjaft mirë e mbështetur ligjërisht.
“Kërkesa e prokurorit nuk ka qenë shumë mirë ligjërisht e mbështetur dhe arsyeja pse nuk janë prezantuar prova që e vërtetojnë dyshimin e bazuar e që është çelësi dhe kryesorja për caktimin e masës së paraburgimit. Prokuroria poashtu nuk ka rritur që të ofrojë prova bindëse me të cilat ka arritur që të vërtetojë”, tha ai.
Avokati u ankua edhe për gjeneralizim të veprave penale për gjithë të dyshuarit.
(Kosova Sot Online)