
Flet zyrtari i FFK-së, tregon se çka ndodhi mes tij dhe Agim Ademit

Zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Artan Govori ka reaguar pas raportimeve se është sulmuar fizikisht nga kryetari i këtij institucioni, Agim Ademi.
Ishte fillimisht kryetari i FFK-së, Agim Ademi që e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat
Kurse, pak më vonë, edhe FFK-ja doli me komunikatë duke theksuar se pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit, duke e mohuar një sulm fizik.
Por, ndryshe mendon Artan Govori. Ai theksoi se ishte një sulm i vogël, por i cili është dashur të denoncohet në polici
“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rreh me dikë. Me tregu drejtën nuk kan qëene sulm i maadh. Ka qene nje sulm i vogël, por prapë shtë sulm që është dasht me denoncu ne polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka grrithë. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, tha Govori p
Sulmi fizik është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.
(Kosova Sot Online)