Abrashi – opozitës: Keni qëndrim oportunist, çka keni me na lypë më shumë?

  • A.P /
  • 16 March 2022 - 18:14
Abrashi – opozitës: Keni qëndrim oportunist, çka keni me na lypë më shumë?

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi tha se sot i ka ardhur turp për faktin që është deputet i Kuvendit të Kosovës.

Abrashi e kritikoi opozitën. Dy partitë e mëdha opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja nuk u deklaruan pro apo kundër. Në fund nuk votuan fare.

“Njëherë kërkuan që kryeministri me qenë në sallë, erdhi në sallë. Ne ende s’po ua dimë qëndrimin e juaj. Mandej na thatë 61 deputetë po ua bijmë. Por edhe me ua pru 61 deputetë çka keni me na lypë ma shumë? Letërnjoftimat a?”, tha Abrashi.

“A ka mundësi me na tregu se çfarë qëndrimi keni për Kodin e ri Civil?”, pyeti ai.

Përgjigjen e mori vetëm në fund të votimit, në të cilin PDK-ja dhe LDK-ja s’morën pjesë. AAK-ja me pakicat joserbe votuan kundër.

(Kosova Sot Online)