Provokimi i fundit i rusëve, televizioni shtetëror kronikë me hartën se si pushtohen 3 vende të NATO-s

  • A.P /
  • 16 March 2022 - 19:03
Provokimi i fundit i rusëve, televizioni shtetëror kronikë me hartën se si pushtohen 3 vende të NATO-s

Televizioni shtetëror rus ka transmetuar një diskutim mbi kapjen e shteteve baltike ndërsa NATO forcon aleatët e Evropës Lindore me mijëra trupa të tjera.

Një ish-oficer i lartë paraqiti një skenar rrëqethës për ushtrinë e Putinit që të pushtonte vendet e NATO-s Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, si dhe të kapte pjesë të Suedisë neutrale.

Mijëra trupa të NATO-s kanë marrë pjesë në stërvitje pranë kufirit rus dhe po hartohen plane për një prani të madhe të përhershme në Evropën Lindore.

Pasi fituan pavarësinë e tyre kur u shemb Bashkimi Sovjetik, të tre shtetet baltike iu bashkuan NATO-s dhe vazhdojnë të kenë frikë se Vladimir Putin ka plane për destabilizimin dhe pushtimin, siç ka bërë në Ukrainë.

Pikërisht një skenar i tillë u përshkrua në kanalin televiziv shtetëror rus Rossiya 1 nga koloneli Igor Korotchenko, dikur i Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave Ajrore Ruse dhe aktualisht një oficer rezervë.

Eksperti pro Kremlinit tha: “Kështu mund të duket skenari për kapjen e vendeve baltike”.

Duke përdorur harta në anglisht me vendosjen e trupave të NATO-s të shënuara, ai përshkruan me detaje të liga skenarin e pushtimit.

Në fillim “u shkaktohet një goditje masive radio-elektronike ruse” pasi “të gjithë radarët e NATO-s verbohen dhe nuk shohin asgjë”.


(Kosova Sot Online)