Biden: Shkatërrimin që Putini po ia bën Ukrainës janë mizori dhe fyerje për botën

  • A.P /
  • 16 March 2022 - 21:05
Biden: Shkatërrimin që Putini po ia bën Ukrainës janë mizori dhe fyerje për botën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar pas sulmeve ruse që po bëhen në Ukrainë.

Përmes një cicërime në Tëitter, Biden thotë se shkatërrimin dhe tmerri që po ia bën Putini Ukrainës janë mizori.

Sipas tij, bombardimet ruse në ndërtesa banimi dhe maternitete janë fyerje për botën.

“Putini po i shkakton Ukrainës shkatërrim dhe tmerr duke bombarduar ndërtesa banimi dhe maternitete. Dje pamë raportime se forcat ruse po mbanin peng qindra mjekë dhe pacientë. Këto janë mizori. Është një fyerje për botën”, thuhet në postimin e tij.


(Kosova Sot Online)