
Latifi: Kemi menduar që diplomaci është veç me shku jashtë e me bo fotografi

Profesori Blerim Latifi ka kritikuar qasjen e Kosovës në diplomaci. Thotë se është menduar se të bërit diplomaci nënkupton veç vizitat në vende të ndryshme të botës.
“Ne për disa vjet rresht e kemi pasur një koncept pothuajse turistik për diplomacinë e jashtme. Është menduar se në diplomaci të jashtme veç duhet me shku jashtë”, thotë Latifi.
“Nuk është ideja që Ministri i Punëve të Jashtme me nejt në bisht të aeroplanit edhe me shku prej atjehit atje. Një vizitë, një takim në shtetet normale, në shtetet që përnime janë shtete dhe që e konsiderojnë vetën shtet bëhet për me arrit një rezultat e jo veç me shku hand-shake me bo një fotografi, me i kallzu popullit se e takova Filan Fistekun edhe ditën e mirë. Edhe me marrë mëditjen në fund”, tha Latifi.
“Ky koncept turistik në diplomaci duhet me u heq. Kjo nuk do të thotë se s’duhet me pas agjendë takimesh, por kur ndodh një takim, kur zhvillohet një takim, në mes të homologëve duhet me prodhuar diçka”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)