Maliqi: Ata që po e shtypin komunitetin LGBTQ, janë si ata dikur që s’i linin vajzat të shkolloheshin

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 08:32
Maliqi: Ata që po e shtypin komunitetin LGBTQ, janë si ata dikur që s’i linin vajzat të shkolloheshin

Aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi, ka reaguar sot pasi që deputetët e Kuvendit të Republkës së Kosovës nuk e votuan Kodin Civil, i cili do të lejonte martesat e gjinisë së njëjtë

Ai në një postim në Twitter ka shkruar së i njëjta mendësi konservatore që s’i linte vajzat dikur të shkolloheshin, tani po shtyp komunitetin LGBTIQ.

“I njëjti lloj i mendësisë konservatore që dikur s’i linte vajzat të shkollohen sot shtyp komunitetin . E përbashkëta e shtypësve të çdo epoke është se janë në luftë kundër kohës & përfundojnë të përbuzur, nëse jo prej fëmijëve, atëherë gjithsesi prej mbesave & nipërve të tyre”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Kodin e ri Civil.

Nga 61 deputetë sa kanë votuar, për ishin 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar.

Në sallë ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre s’kanë votuar fare.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se moti nuk ka pasur kësi votimi të larmishëm.

Kodi Civil nuk është mbështetur për shkak se shumë deputetë i janë frikësuar se me të i hapet rruga martesave të gjinisë së njëjtë.

(Kosova Sot Online)