Berisha: Refuzove para nga Gazpromi rus dhe miratova TAP-in, nuk u korruptova

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 11:43
Berisha: Refuzove para nga Gazpromi rus dhe miratova TAP-in, nuk u korruptova

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se sot ka ndodhur një ngjarje e madhe historike për vendin dhe për Europën. Pasi gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline (TAP) ka transportuar 10 bcm-të e para në Itali.

“Sot jam para jush për të përshëndetur një ngjarje të madhe në historinë e Shqipërisë dhe Europës, gazsjellësi Trans-Adriatik ka transportuar sot 10 bcm, bilion cubic meters e para në Itali. Ky është gazsjellësi i Europës pa gazin rus. Është një arritje e madhe për Europën, arritje në të cilën Shqipëria dhe qeveria që unë kryesova, luajti një rol përcaktues pas Azerbajxhanit dhe presidentit të atij vendi. TAP-i mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, territor në të cilin gazi rus nuk mund të kalonte. Rreth kësaj aksiome u zhvilluar një aktivitet i jashtëzakonshëm intensiv diplomatik disa vjeçar. U bënë përpjekjet më të mëdha për ta sabotuar atë, sepse gjithçka bëhej që korridorin e Jugut ta kapte Rusia. Kundërshti të mëdha në të gjitha vendet që kalonte gazsjellësi, përveç Shqipërisë u shfaqën në rritje. Për të eliminuar gazsjellësin TAP u krijua nga tre vendet fqinje një rrjet real dhe virtual që u quajt, rrjeti i gazit Itali-Turqi-Greqi. Real sepse ekziston në një lidhje të caktuar dhe në të tërësi është me gaz rus. Virtual sepse gazsjellësi i Kaspikut natyrisht kërkonte instalime të tjera shtesë të gazit. Në rast se ITGI do merrte gazin e Kaspikut, aty natyrisht do ishte i përzier me Big Brother, me gazin rus, kështu që mbetej projekti strategjik i Azerbajxhanit, lidhja e tij me Ballkanit”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha ndër të tjera ka thënë se ka refuzuar një ofertë marramendëse nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër, duke preferuar të nënshkruaj marrëveshjen me TAP-in. Berisha thotë se ndihet krenar për këtë marrëveshje, që është në interes të shqiptarëve. Nga ana tjetër, teksa foli për situatën në PD ai tha se po punon për bashkimin e partisë.

“Një mirënjohje kam për Clinton. Unë dua t’ju rrëfej se në të gjithë agjendën time 8-vjecare me Uashingtonin dy kanë qenë problemet më madhore, TAPI dhe NATO-ja. Sekretarja Clinton nuk u shpreh hapur të mbështetje të atij apo atij projekti, por ajo duke vendosur në dispozicionin tonë gjatë vizitave stafin më të kualifikuar për energjinë, na ka dhënë një ndihmë të çmuar për të vazhduar betejën tonë diplomatike në favor të TAP-it. Kam mirënjohje të pa kufijshme për qeveritarët, ministrat, këshilltarët e mi që punuan në qindra takime me përkushtim të madh derisa më në fund u firmos kontrata. Tirana u bë kryeqyteti i Ballkanit për TAP-in.

Të gjitha këto kanë kërkuar energji dhe përkushtim të madh. Dua të them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së Goerge Soros se vetëm për TAP-in Berishës i janë ofruar shumë më përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të popullit të tij. Më erdhi oferta nga Gazprom. Ethet e gazit kanë përfshirë të gjithë Evropën, ajo do të japë një çlirim të madh. Zoti i ka dhënë Shqipërisë një pozicion si asnjë vend tjetër në Ballkan. E kanë dashur shumë këtë pozicion, edhe të huajt. Unë po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e PD”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)