
Dështim total: 9844 kandidat për policë nuk e kaluan testin

Një numër i madh i kandidatëve për polic të Kosovës kanë dështuar në testin me shkrim.
Këtij testi iu nënshtruan rreth 12 mijë kandidat por nga rezultatet, numri i atyre që e kanë kaluar është drastikisht i vogël.
Njëherit ky test po cilësohet si më i vështiri dhe më i dështuari që nga themelimi i këtij institucioni të sigurisë.
Apeli i kandidatëve që kalueshmëria të ulet në 60% nuk është shqyrtuar.
(Kosova Sot Online)