Kurti pret kancelarin austriak Nehammer

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 15:27
Kurti pret kancelarin austriak Nehammer

Kryeministri Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore në Prishtinë kancelarin austriak, Karl Nehammer.

Ai erdhi në Prishtinë nga Sarajeva pas takimit që pati me tre anëtarët e Presidencës boshnjake. Derisa ditën e djeshme ka qëndruar në Beograd.

Nehammer me Kurtin do ta kenë një konferencë të përbashkët për media dhe më pas do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.

(Kosova sot Online)