
Osmani pas takimit me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë: Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka thënë se janë të vendosur që të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet politike, ushtarake dhe ekonomike.
Më tutje presidentja deklaroi se marrëdhëniet me ShBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike.
“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherëood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden.Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike! ”, ka shkruar Osmani në një postim në “Facebook”.
(Kosova Sot Online)