
“Tanke, mitralozë dhe luftime”, kryebashkiaku i Mariupolit tregon çfarë po ndodh në qytet

Kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boichenko thotë se luftimet kanë arritur në qendër të qytetit, duke konfirmuar raportet e mëparshme ruse.
“Po, ata ishin vërtet aktivë sot. Betejat me tanke dhe mitralozë vazhdojnë. Të gjithë fshihen në bunkerë”, ka deklaruar Boiuchenko.
Ai thotë se më shumë se 80% e ndërtesave të banimit janë ose të dëmtuara ose të shkatërruara dhe 30% e tyre nuk mund të restaurohen.
“Nuk ka mbetur asnjë qendër qyteti. Nuk ka asnjë copë tokë në qytet që të mos ketë shenja lufte,” thotë ai.
(Kosova Sot Online)