Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

  • S.A /
  • 19 March 2022 - 08:10
Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell, por mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me ngrica. Ditën e martë mundësi për riga lokale shiu.  Nga e mërkura më butë.

Sipas Prishtina Weather fuqizimi i një superanticikloni mbi detin Baltik, shtrinë ndikimin edhe mbi rajonin tonë ditëve të fundjavës, ku paraqiten kushte për mot më të kthjellët e me diell.  Mirëpo masa të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit depërtojnë mbi vend, duke mbajt motin në aspektin termik më të ftohtë, e me ngrica orëve të mëngjesit.

Kthjellime do të ketë edhe të hënën, e ditën e martë vranësira kalimtare, që vende-vende edhe shoqërohen me riga lokale shiu.  Nga dita e mërkurë rikthehen kthjellimet, derisa pritet të mbajë mot më i butë gjatë ditës.

Cilësia e ajrit ka gjasa të mbetet më gjatë me indeks në vlera të pranueshme ditëve të ardhshme, shkaku i qarkullimit më të mirë ajror, që edhe mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë.  Vetëm orëve të mbrëmjes, në pjesë që dominojnë qetësitë, e ndotësit mbeten më të përqendruar, indeksi kalon në vlera të dobëta.

19.03 – Ftohtë e kryesish kthjellët dhe me diell.  Në mëngjes ngrica.

20.03 – Ngrica në mëngjes, ditën ftohtë e kryesisht me diell.

21.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell.  Në mbrëmje pjesërisht vranët.

22.03 – Në mëngjes kthjellime, e ditën vranësira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

23.03 – Kthjellët e me diell, ditën më butë.

Temperaturat në fundjavë në rënie, e deri të mërkurën shënojnë rritje.  Minimalet zbresin edhe në -5C e -6C, e deri të martën rriten në -2C, ndërkaq maksimalet zbresin në 5C, e të mërkurën kapin vlera edhe prej 12C.

Erërat frynë mesatare dhe mesatarisht të fuqishme nga verilindja 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale në fundjavë, më pas në rënie, por që mbetet në vlera të larta.

(Kosova Sot Online )