‘Mbretëresha’ e ndërhyrjeve estetike, shfaq pamjen ‘tmerruese’

  • A.P /
  • 18 March 2022 - 23:07
‘Mbretëresha’ e ndërhyrjeve estetike, shfaq pamjen ‘tmerruese’

Pasi e përshkroi vetën si ‘kukulla e vetme Barbie njerëzore’ modelja australiane e ka transformuar veten duke shpenzuar më shumë se $200,000 në procedura kozmetike – si pesë operacione të zmadhimit të gjoksit, gjashtë operacione në hundë dhe senca të pafundme mbushjesh apo Botox.

Nuk është e vështirë të dallosh nga të tjerët Tara Jayne Mconachy teksa dilte për xhiro dje në Melbourne me pamjen e saj të ekzagjeruar kirurgjike.

Modelja 33 vjeçare e Instagram u bë e famshme vitin e kaluar në një program ‘reality show’ Botched (E dështuar), teksa vinte dje me nënën e saj në një treg në Melbourne për drekë.

Duke bërë shumë koka të ktheheshin teksa ecte në trotuar Tara nuk linte shumë për imagjinatën teksa kishte veshur një ‘body’ të hollë dhe sandale rozë.

Ish-punonjësja e shëndetësisë kompletonte pamjen me një çantë blu Louis Vuitton me vlerë 9000 dollarë dhe një komplet thonjsh të rremë blu.

Image

(Kosova Sot Online)