Politikanja ukrainase publikon fotot, pushtuesit rus po i zhveshin burrat për këtë arsye

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 14:50
Politikanja ukrainase publikon fotot, pushtuesit rus po i zhveshin burrat për këtë arsye

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, ka thënë se okupatorët rusë po i detyrojnë burrat ukrainas t’i heqin bluzat e tyre për t’i kontrolluar nëse kanë tatuazhe me simbolika nacionaliste në trupat e tyre.

Sipas saj, kjo po ndodh në qytetin e rrethuar të Mariupolit derisa ka publikuar edhe fotografitë në Twitter.

Qyteti i Mariupolit u bombardua nga forcat ruse në ditën kur filloi pushtimi, më 24 shkurt dhe që nga ajo ditë vazhdon të jetë i rrethuar.

(Kosova Sot Online)