Papa Françesku: Sulmi i Rusisë në Ukrainë masakër e pakuptimtë

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 14:29
Papa Françesku: Sulmi i Rusisë në Ukrainë masakër e pakuptimtë

Papa Françesku në fjalimin e kësaj të diele është shprehur se sulmi i Rusisë në Ukrainë është një “masakër të pakuptimtë”.

Mediat e huaja bëjnë me dijes e Papa ka theksuar se kjo është një masakër e pajustifikuar dhe u ka kërkuar liderëve të ndalojnë “këtë luftë të neveritshme” .

“Agresioni i dhunshëm kundër Ukrainës për fat të keq nuk po ngadalësohet. Është një masakër e pakuptimtë ku çdo ditë po përsëriten masakër dhe mizori,” ka thënë ai para dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin e Shën Pjetrit në Romë gjatë fjalimit dhe bekimit të tij javor të së dielës.

(Kosova Sot Online)