Inteligjenca britanike thotë se “Rusia ka bërë një përparim të kufizuar” në Ukrainë, ja për çka bëhet fjalë

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 16:13
Inteligjenca britanike thotë se “Rusia ka bërë një përparim të kufizuar” në Ukrainë, ja për çka bëhet fjalë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia ka bërë “përparim të kufizuar” gjatë javës së kaluar në kapjen e qyteteve që i ka rrethuar, raporton The Guardian.

Atasheu i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, zëvendës-marshalli Mick Smeath tha:

“Inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes thotë se forcat ruse po vazhdojnë t’i rrethojnë një numër qytetesh në të gjithë Ukrainën lindore”.

“Gjatë javës së kaluar, forcat ruse kanë bërë përparim të kufizuar në kapjen e këtyre qyteteve; në vend të kësaj, Rusia ka shtuar granatimet e saj pa dallim të zonave urbane duke rezultuar në shkatërrim të gjerë dhe një numër të madh të viktimave civile”, tha ai.

Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, ka të ngjarë që Rusia do të vazhdojë ta përdorë fuqinë e saj të madhe për të synuar sulme në zonat urbane.


(Kosova Sot Online)