
Ukraina: Elita ruse po e shqyrton vrasjen e Putinit, ky do të jetë pasardhësi i tij

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës pretendon se elita ruse po e shqyrton mundësinë e vrasjes së Putinit.
“Helmim, sëmundje e papritur, aksident – elita ruse po e shqyrton mundësinë e largimit të Putinit”, thuhet në një postim në faqen e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes në Facebook.
Ukraina pretendon se pas gjithë kësaj qëndron një grup njerëzish me ndikim që janë në opozitë në Rusi. Bëhet fjalë, thonë ata, për elitën politike dhe të biznesit.
(Kosova Sot Online)