Mbetet pa ujë kjo lagje e Prishtinës

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 09:00
Mbetet pa ujë kjo lagje e Prishtinës

KRU “Prishtina” njofton se për shkak të një defekti të ndodhur në gypin me diametër fi 80 mm, sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen ” Lakrishte” në Prishtinë, janë detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për këtë lagje.

“Furnizimi rikthehet pas sanimit tē defektit. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes. Faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)