VETTING-u mjeti i vetëm ligjor për pastrimin e drejtësisë nga lidhja 20 vjeçare me krimin!

VETTING-u mjeti i vetëm ligjor për pastrimin e drejtësisë nga lidhja 20 vjeçare me krimin!
VETTING-u mjeti i vetëm ligjor për pastrimin e drejtësisë nga lidhja 20 vjeçare me krimin!

Arsim Aziri

  • 21 March 2022 - 07:20

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Regjimi i vjetër i krimit 20 vjeçar po bie çdo ditë, gradualisht po iu shuhen tentakulet dhe ndikimet e vazhdueshëm, duke iu dhënë sërish besimi ligjit, një prej aseteve mbi të cilat ushtrohet qeverisja e barabartë dhe pa anime. Ligji mbi vendosmërinë e funksionimit të procesit të filtrit, duhet të shihet me urgjencë ne kuptimin e implementimit në fushën e sistemit të drejtësisë. Ligji Vetting duhet të bëhet shpejti, të mos vonohet dhe të fillon të zbatohet sepse vetëm edhe drejtësia ka mbetur shtylla kryesore e shtetit që duhet të pastrohet.

Konsideroj se kontrolli i imtësishëm i strukturave të drejtësisë, apo siç njihet me emrin ndërkombëtar VETTING, përbën hapin më bazik në drejtim të mirëqenies së sundimit të ligjit dhe vënien në binarë të sistemit të drejtësisë, për të cilën pak është punuar prej qeverisjeve të kaluara, dhe kjo ka qenë logjika të cilën e kanë ndjekur, dhe krejtësisht për t’iu shkuar në favor mendësisë të tyre politike. Mirë që procesi i VETTING-ut, është në proces e sipër, mirë që këtë proces po e shtyjnë politikisht gjenerata e re e të bërit politike në drejtim të qeverisjes kolektive, dhe krejtësisht mirë që po ndodhë një gjendje e tillë ku do të mund t’a pastronim njëherë e mirë sistemin e drejtësisë prej gjithë asaj klientele e cila për dekada I ka shërbyer pushtetit keqqeverisjes, zhvatës dhe dekredibil, duke ndikuar negativisht edhe në krijimin e rrethanave ku nuk është mundësuar assesi jeta normale.

Regjimi I vjetër çdo ditë po bie, gradualisht po iu shuhen tentakulet dhe ndikimet e vazhdueshëm, duke iu dhënë sërish besimi ligjit, një prej aseteve mbi të cilat ushtrohet qeverisja e barabartë dhe pa anime. Ligji mbi vendosmërinë e funksionimit të procesit të filtrit, duhet të shihet me urgjencë ne kuptimin e implementimit. Gjatë gjithë kohës Institucionet ndërkombëtare na e kanë përmendur kriterin e luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit si kusht fundamental për liberalizim vizash por dhe për ecje në rrugën drejt BE-së, për të cilin vazhdimisht kanë folur e janë zotuar qeveritarë, por nuk e kanë zbatuar, institucionet e kapura të drejtësisë nuk kanë vepruar sepse janë penguar . Krerët e institucioneve në deklaratat e tyre nëpër mediume sikur madje e minimizonin këtë fakt.

Në një shtet ku sistemi i drejtësisë është i kapur, ku sektorët e prokurimit të institucioneve qendrore dhe lokale janë të mbushur me njerëz të sjellë nga dora e fuqishme e politikës për të abuzuar me tenderë nuk mund të jetë funksional dhe në linjë të drejtë të funksionimit të ligjit, prandaj po insistohet dhe po punohet fuqishëm në bërjen dhe zbatimin e ligjit Vetting në drejtësi. Vetë fakti se kjo qeveri po tregon gatishmëri për hartimin dhe miratimin e Ligjit të Vettingut si dhe ligjeve të tjera plotësuese në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dëshmon për vullnetin në pastrimin dhe reformimin e institucioneve të drejtësisë. Marrja e këtyre hapave kishte me qenë sinjal bindës për qytetarët dhe ndërkombëtaret se po tregohet vullneti politik për të sjell këtë vend në binarët normal të një shteti ku sundon rendi e ligji, dhe jo anarkia e mjegulla politike sikur që ka zgjatur me mashtrime të kota hiq më pak se 20 vite.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".