Lexoni edhe:
I bie porta e hekurit sipër, plagoset rëndë fëmija 8-vjeçar
Një 96-vjeçar, që ka mbijetuar i kampeve të përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është vrarë gjatë një sulmi me bombë në qytetin ukrainas, Kharkiv, kanë raportuar mediat gjermane, transmeton the Guardian.
Boris Romantschenko, i mbijetuar i Holokaustit, ka vdekur të premten, pasi shtëpia e tij u godit nga një projektile, ka thënë mbesa e tij.
I bie porta e hekurit sipër, plagoset rëndë fëmija 8-vjeçarLexoni edhe:
Ai ka qenë pjesë e disa kampeve të koncentrimit, gjatë Luftë së Dytë Botërore, ndërsa fondacionet e krijuara në kujtim të atyre kampeve, kanë reaguar pas vrasjes së tij.
Romantschenko është njohur për fushatën që ai e ka bërë, për t’u mos harruar krimet e Nazistëve.
Kharkivi është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë dhe ai ka qenë prej caqeve kryesore të bombardimeve, prej kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Shënim: Fotografia ilustruese e këtij lajmi ka pamje nga qyteti i Kharkivit, pas bombardimeve ruse
1/2
— Stift. Gedenkstätten Buchenwald und Mittelbau-Dora (@Buchenwald_Dora) March 21, 2022
Wie wir von Angehörigen erfahren haben, wurde unser Freund Boris Romantschenko, der die KZs #Buchenwald, #Peenemünde, #Dora und #BergenBelsen überlebt hatte, am vergangenen Freitag bei einem Bombenangriff auf sein Wohnhaus in #Charkiw getötet. Wir sind zutiefst bestürzt. pic.twitter.com/SOMAdpQn35
(Kosova Sot Online)