I bie porta e hekurit sipër, plagoset rëndë fëmija 8-vjeçar

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 15:14
I bie porta e hekurit sipër, plagoset rëndë fëmija 8-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një 8-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se 8-vjeçares i ka rënë porta e hekurit në kokë.

Policia bën me dije se rreth orës 13:30, është njoftuar se në fshatin Drithas, Maliq, një fëmije rreth 8 vjeçe, aksidentalisht i është rrëzuar përsipër një portë hekuri dhe si pasojë ka pasur dëmtike në kokë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)