Ish-zëvendësministri: Nuk e pyet kush Kurtin e as Abazoviqin për demarkacionin

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 19:17
Ish-zëvendësministri: Nuk e pyet kush Kurtin e as Abazoviqin për demarkacionin

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha është përfshirë në debatin që ka rilindur së fundmi në lidhje me demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Berisha përmes një shënimi në Facebook ka minimizuar rolin e Kurtit dhe Abazoviqit për këtë proces.

“Nuk e pyet kush Kurtin e as Abazoviqin për demarkacionin”, ka shkruar ai.

“Por, debati mashtrues mund të vazhdojë përderisa ka votues që besojnë se vendimmarrja është në duart e liderëve lokalë”, ka shkruar ish-zëvendësministri.

(Kosova Sot Online)