
Schmitt u përgjigjet kritikave të Kadaresë: Ka folur për librin të cilin s’e ka lexuar

Studiuesi i historisë shqiptare, Oliver Schmitt, u është përgjigjur kritikave të Ismail Kadaresë për librin “Skënderbeu”. Ai thotë se ky libër u përdor për ngjyrime politike.
“Problemi kryesor ishte që Kadareja nuk e ka lexuar fare librin. Nuk kishte mundësi të lexonte këtë libër sepse ka dhënë këtë intervistë vetëm disa ditë pas prezantimit të librit në Tiranë. Domethënë ka folur për një libër të cilin nuk e ka njohur”, tha Schmitt.
“Një shkrimtar, natyrisht mund të jetë edhe një reagim mjaft i dyshimtë për fat të keq ai ka vënë botimin e këtij libri në kontekstin e pavarësisë së Kosovës dhe fliste për majën e Ajsbergut, një konspiracioni historiografik të trajtuar nga Beogradi dhe ka prezantuar edhe autorin e librit, domethënë mua, si një agjent serb”, shpjegoi ai.
“Unë me asnjë fjalë s’kam në këtë libër që Skënderbeu është me prejardhje serbe. Domethënë është një krim ideologjik i Kadaresë i cili pasqyron këtë frikë dhe për këtë arsye edhe për shkak të pozitës shumë të rëndësishëm në jetën kulturore të Kadaresë në Shqipëri. Shumë njerëz kishin një besim të plotë, domethënë ata kanë reaguar se nuk kemi nevojë të lexojmë këtë libër sepse Kadareja, tashmë ka thënë të vërtetën”, tha Schmitt.
“Natyrisht për një autor është e vështirë një situatë e tillë, si mund të reagosh. Unë e di çfarë kam shkruar dhe vetëm mund të ftoj njerëzit për të lexuar librin”, tha Schmit.
(Kosova Sot Online)