Gazetarja serbe e pyet Kurtin se kur do t’i vizitojë mjediset me serbë, kështu i përgjigjet ai

  • G.G /
  • 23 March 2022 - 13:11
Gazetarja serbe e pyet Kurtin se kur do t’i vizitojë mjediset me serbë, kështu i përgjigjet ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të vizitojë komunat me shumicë serbe gjatë vitit të dytë të qeverisjes.

Kjo përgjigje e tij erdhi pasi u pyet nga një gazetare serbe se kur do t’i vizitojë këto komuna.

“Unë nuk kam arritur që të vizitojë shumicën dërmuese të komunave të Kosovës. Por ky viti i dytë kur janë lehtësuar kushtet në pandemi, dhe kur qartazi varianti Omicron nuk është vdekjeprurës, sikurse ai Delta dhe kur vaksinimi është shumë i lartë do të mundësojnë më shumë që të dal në terren. Viti i dytë i qeverisjes do të jetë vit i daljes në terren dhe do t’i vizitojë edhe komunat me shumicë serbe”, tha ai,

Më tutje, Kurti deklaroi se gjatë këtij njëvjetori nuk e ka bërë asnjëherë dallimin shqiptarë dhe serbë.

Kjo pasi sipas tij ai është kryeministër i të gjithëve.

“Në qeverisjen tonë në nuk e kemi bërë dallimin shqiptarë dhe serbë dhe me komunitetet e tjera, sepse jam kryeministër i të gjithëve dhe i atyre 130 mijë serbë që janë në vendin tonë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)