Quinti reagon ashpër, fajëson Qeverinë Kurti që refuzoi propozimin e tyre për zgjedhjet serbe

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 14:46
Quinti reagon ashpër, fajëson Qeverinë Kurti që refuzoi propozimin e tyre për zgjedhjet serbe

Në kumtesën e shteteve të QUINT-it fajësohet qeveria e Kosovës se nuk pranoi një propozim të tyre për zgjedhjet e 3 prillit, të cilin e quajnë ‘kontruktiv’.

Qeveria e Francës, e Gjermanisë, e Italisë, e Britanisë së Madhe dhe e SHBA-së shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje, që do t’i lejonte serbët e Kosovës që të votojnë në zgjedhjet nacionale të Serbisë, më 3 prill.

Pesë shtetet e QUINT-it kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, me të cilin shprehin paknaqësinë e tyre, që nuk u arrit marrëveshja. Për këtë fajësojnë Qeverinë e Kosovës, ndërsa vlerësojnë qëndrimin e Serbisë.

“Derisa ne vlerësojmë gatishmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, jemi të zhgënjyer të theksojmë se Qeveria e Kosovës refuzoi një propozim konstruktiv të propozuar nga QUINT-I”

Në njoftimin e tyre, që zyrtarisht është publikuar nga Qeveria britanike, thuhet se këto pesë shtete janë angazhuar intensivisht me qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë, që të arrijnë të gjejnë një zgjidhje.

(Kosova Sot Online)