Raportohen disa raste të parasë së falsifikuar në Kosovë

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 14:41
Raportohen disa raste të parasë së falsifikuar në Kosovë

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar disa raste të parasë së falsifikuar.

Rastet e falsifikimit janë paraqitur në Prishtinë dhe Gjakovë.

Prishtinë – Katër raste të ndara janë raportuar për falsifikim parash, në kartëmonedha dhe monedha metali në vlera të ndryshme, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Njësiti policor kanë  sekuestruar monedhat e dyshuara si të falsifikuara për procedura hetimore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

Rr. Bardhyl Qaushi, Gjakovë, 21.03.2022-21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një person i panjohur kishin pranuar një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën e dyshuar, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)