Injoroi laurën dhe tentoi të kalojë shinat me veturë, burri e pësoi keq nga treni

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 08:28
Injoroi laurën dhe tentoi të kalojë shinat me veturë, burri e pësoi keq nga treni

Një burrë me inicialet M.M. nga Banja Lluka në Republikën Serbe, ka pësuar lëndime trupore gjatë një aksidenti hekurudhor që ndodhi në Stanari tek Doboji, pasi vetura në të cilën gjendej ai u godit nga treni.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:10 gjatë të martës, ku shoferi shpërfilli shenjat e komunikacionit si dhe tentoi të kalojë laurën.

E si pasojë e këtij veprimi, treni që transportonte mallra e goditi dhe mjetin motorik e “mori me vete”. Në shikim të parë, dukej sikur shoferi e ka pësuar me jetë, por mediat lokale raportojnë se i ka mbijetuar aksidentit.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe policia e atjeshme, që njoftoi se i aksidentuari është në spital duke u trajtuar dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. 

(Kosova Sot Online)