Formula mashtruese e drejtësisë kosovare: Dënimet “me Kusht” dhe dënimet me “burg shtëpiak”

Formula mashtruese e drejtësisë kosovare: Dënimet “me Kusht” dhe dënimet me “burg shtëpiak”
Formula mashtruese e drejtësisë kosovare: Dënimet “me Kusht” dhe dënimet me “burg shtëpiak”

Shefik Shkodra

  • 24 March 2022 - 07:41

Shkruan: ANALISTI – Shefik Shkodra

Këto fraza janë një farsë që pi ujë vetëm në këtë vend te ne, sidomos kur kihet parasysh vepra penale e shkallës së lartë. Kjo është një parullë që i ngazëllen keqpërdoruesit dhe oborrin “mbretëror”, por e ofendon dhe e demoralizon masën e gjerë popullore, klasën e shkallës së ulët dhe ata që nuk mbështeten prej askujt. KPK dhe KGJK duhet të deklarohet vetë dhe ta shohin e analizojnë gjendjen ku ndodhen gjykatat në Kosovë. Si duhet të bëhet akuza, kur njeriu kapet në flagrancë në vepër penale dhe shumë e saktë. Nuk duhet ta gënjejmë opinionin publik se, në Kosovë ka drejtësi.

- Se në Kosovë krimin e organizuar dhe korrupsionin po e dënon drejtësia meritueshëm. Gjatë këtyre viteve, sa e konsiderojmë veten të pavarur, nuk është vërejtur diçka e shënueshme në këtë rrafsh. Drejtësia ka punuar dhe punon (me gjykatës e prokurorë) vetëm kundër klasës së ulët materialisht, që ka mbetur në mëshirën e zotit. Drejtësia me mekanizmat e vet ka mbrojtur vetëm oligarkët dhe pushtetmbajtësit, për këtë jemi dëshmitarë qe njëzet vjet. Me këtë dua ta ilustroj gjendjen duke filluar atë që e kam përjetuar edhe vetë.

Për daljen në pension ishte marrë një qëndrim e marrëveshje, që mësimdhënësit t’i jepen tri paga përcjellëse apo, si i quan dikush, paga jubilare. Kjo nuk është përfillë në disa komuna, ose pjesërisht, ata që patën të njohshëm, pra loja e nepotizmit. P. sh. në Gjilan, këto paga i kanë marrë një numër i caktuar. Pjesa tjetër kot e ka paditur komunën në gjyq. Pas një seance në Gjykatën Themelore dhe kundërshtimin e lëndës time, bëra ankesë për Gjykatën e Apelit. Avokati i komunës e ka dhënë propozimin negativ, para se të vendosë Gjykata e Apelit. Sepse duhet me aparatin që kanë në dorë, me “dhunë” t’u merret e drejta qytetarëve, për interesin e komunës, që e ka harxhuar iks ipsiloni buxhetin e komunës për interesa të individëve. Për muhabet dhe “këngë e vallet” e mbrëmjeve të kryetarit dhe të rrethit të tij.

Gjykata e Apelit, një instancë më e lartë, e kthen negativ lëndën, si analfabetë (tre gjykatës të kësaj shkalle) e nënshkruajnë por nuk japin arsyetim fare. Kërkesa ime ishte prej kur dhe deri kur ishte kjo marrëveshje, veç refuzohet. Çka i thuhet kësaj. Po vendosim kështu dhe merr fund kjo punë. S’ka të drejtë...! Duhet të vihen në thumb kritike e prokurorie komunat për borxhet e mbetur vazhdë. Kush dhe prej kur... Kështu ndodh me aferat më të mëdha sikur i kemi parë dhe dëgjuar deri më tash. Kështu ndodh me pronën private, me tokat, me objektet tjera të paluajtshme, me plaçkitjen e buxhetit, etj.

Ndonjë rast si me marrëveshje, e lidhin e e përcjellin me kamera, hingëllojnë makinat e policisë nëpër rrugët e qytetit, njeriu mendon se kësaj here u krye një punë e madhe! Pas 5-6 orëve lajmërojnë: – Lirohet i përmenduri në shtëpi në procedurë të rregullt...Pse mundet, një përgjegjës i veprës, i kapur në flagrancë në pasuri shoqërore apo private, sidomos kryetarët e komunave, të gjykohet ndonjëri prej tyre dhe të merret vendimi me dënim minimal edhe “me kusht”, ose të paguajnë diçka sa për sy e faqe. Rasti më i ri na paraqitet tash, ai atij kryetarit të Malishevës. Nuk është rasti i parë as i fundit. Nuk mund të na sigurojë askush, se, ka ndonjë kryetar nga cilado komunë e nuk ka bërë keqpërdorime, e nëse del ndonjëri i pastër, mirë do të ishte për opinionin publik.

E sheh gjithkush dhe do të bëjë pyetje, si është e mundur që Pronto Mafia shpëton “pa therë në këmbë”? Pse zvarriten lëndët jashtë afatit dhe në fund përshkruhen, si diçka e vjetruar. Pse oligarku nuk jep përgjegjësi për rastin e mallit të prishur (38 tonë mish), i njëjti deklaron se i “ka skaduar afati”, por “nuk është prishur”, këtë e dëgjon te ne në Kosovë. Për këtë e dimë se plotë artikuj u skadon afati dhe u shërbejnë qytetarëve me ta. Po shihet çfarë shëndeti kemi. Po shihet çfarë vetëdije është krijuar te konsumatorët. “–Merre te ETC-ja më lirë dhe më i freskët!” Reklamat për artikuj të ndryshëm sillen nëpër TV, që nesër të vrapojnë qytetarët për zbritje çmimi. Dhe kur shkon blerësi, nuk ka zbritje çmimi për artikullin e reklamuar, përkundrazi. Po edhe kësaj pune i thonë korrupsion i nderuar, kështu mendoj. I mashtron qytetarët.

Mashtrimi i qytetarëve do të duhej të jetë vepër penale?!

dhe gjykatat rrinë të qeta. Pagat e tyre shumë të larta në krahasim me punëtorin. Punë nuk duan. Këta janë qe njëzet vite mbrojtësit e oligarkëve dhe personave në politikat lokale dhe nacionale. Këta janë mbrojtësit e korrupsionit dhe krimit të organizuar. E shihni çfarë thuhet prej DASH për Kosovën dhe Shqipërinë. Meqë kategoria morale u mungon si personalitete, atëherë Ministria e Drejtësisë (MD) duhet t’i ftojë, kush janë për punë dhe kush nuk mund t’i kryejë detyrat. Ata që deklarohen, nuk kemi mundësi nga kërcënimet, duhet të ndihmohen, e një numër i madh i tyre që janë edhe vetë të korruptuar, Vettingu duhet t’ua fshijë emrin nga ato ulëse dhe pagat që nuk i meritojnë. Mundet që dikush të japë edhe përgjegjësi. Nuk është kurrfarë gjykimi për vepër penale, “me kusht”, ose në “burg shtëpiak”. Nëse këto dy masa u shkruan në ligj, vaj halli! Këto masa mund të vendosen shumë rrallë dhe në raste specifike, për të cilat nuk do të interesohet publiku i gjerë. Sepse delikti është pa ndonjë përmasë të madhe.

Janë vetëm pala e dëmtuar dhe i akuzuari, për punë të vogla. Sa për këto dy masa, nuk e kam zanat për krim dhe korrupsion, se nesër edhe unë do të filloja, të vjedh e të mashtrojë, të ngarkojë drogë nga Shqipëria për anë tjera të botës. Po shihet se, më i nderuar është hajduti, i korruptuari dhe krimineli në shoqërinë tonë. Dhe nuk përkrahet asnjëherë vlera e punës njerëzore. Vërtet nuk më është mbushur mendja, se lavdërohet e punësohet ku të dojë kjo kategori që abuzojnë shoqërinë tonë, por tash po e shohim të gjithë shumë qartë. Ç’është ajo Gjykata Speciale? Për çka vlen? A ka dënuar ndonjë rast të krimit dhe korrupsionit të shkallës së lartë, mendoj ata që “fshin” milionat në kurriz të qytetarëve të vendit, jo. Ndoshta, mos po e gënjen veten dikush me një thënie: – Unë kam të drejtë, çfarë dua edhe bëjë! Ngrysjen e standardit e kanë bërë të korruptuarit dhe kriminelët nga politika, si në komuna njësoj edhe në dimensionin nacional. Edhe vizat e Shengenit nuk janë lejuar për këtë arsye.

Do të thotë, në një mënyrë, po tërhiqet bota prej hajnave e kriminelëve për diell. Ani ai R. Kelmendi i ETC-es, thotë, ua kisha bërë pagat kaq e kaq të tjerëve, pagën mesatare,etj. po dëshiron t’i fsheh pagat e punëtorëve, që lavdërohet me numrin e tyre që i ka inkuadruar në ato ETC-et e tij, por çfarë pagash kanë ata punëtorë, çfarë benefitesh, çfarë të drejtash? Gjykatat dhe prokurorët duhet që të pastrohen. Me këto gjyqe nuk do të ketë ngritje të institucionit të drejtësisë dhe ligjit për të gjitha shtresat shoqërore. Në këtë mënyrë nuk do të ketë as shtet ligjor. Por një shtet Kaçakësh me bajraktarë të mini-provincave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".