
Lexoni edhe:
Tema e demarkacionit me Malin e Zi në kohë tensionesh ndërkombëtare i dëmton seriozisht raportet tona me aleatet perëndimor
Kryetari i Chernihivit, Vladislav Atroshenko e ka publikuar një video nga një veturë që kalonte nëpër qytet dhe tregonte shtëpi të shkatërruara plotësisht, ndërsa nga disa prej tyre ende del tym i dendur.
Ai tha se varrezat e qytetit janë plot dhe nuk kanë ku të shkojnë me të vdekurit.
“Varrezat e qytetit nuk kanë më hapësirë, kështu që ne i mbajmë të vdekurit në morgje dhe frigoriferë më gjatë se zakonisht. Ne i varrosim njerëzit në varreza të vjetra që nuk janë përdorur për disa kohë”, tha Atroshenko në një video teksa po kalonte me veturë nëpër qytet.
I pyetur nga personi që incizon se sa persona kanë vdekur deri më tani, kryebashkiaku tha se qyteti nuk mban statistika, por se të gjitha rastet do të hetohen nga prokuroria.
“Ne jemi aktualisht në një zonë lufte. Është shumë e rrezikshme të jesh këtu”, tha ai.
Chernihiv ka qenë nën sulm të rëndë nga forcat ruse për javë të tëra.
(Kosova Sot Online)