Kurti: Mund ta gënjejnë vetën, jo mua, nuk janë 60 mijë veteran

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 21:46
Kurti: Mund ta gënjejnë vetën, jo mua, nuk janë 60 mijë veteran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për veteranët, për të cilët tha se nuk janë 60 mijë siç janë deklaruar.

Për këtë, Kurti tha se mund ta gënjejnë veten, por nuk mund ta gënjejnë atë.

Ai tha se nuk janë më shumë se 20 mijë veteran.

“E meritojnë shpërblimin për kontributin, por jo pagën minimale. Ajo merret prej punës. Paga minimale nuk është dekoratë.

Kur je veteran, ti merr pension. Qysh veteranët me marrë pagë minimale? Ata meritojnë shumë më shumë se pagën minimale. Por, duhet t’i bëjmë evidencat e sakta. Nuk janë 60 mijë veteranë. Nëse dikush dëshiron ta gënjejë vetën nuk mund të më gënjejë mua. Janë maksimalisht 20 mijë.

Pjesëmarrës në luftë kanë qenë shumë, por veteranë jo më shumë se 2 mijë”, tha Kurti.


(Kosova Sot Online)