Kurti për shkarkimin e komandantëve serbë: Nuk kam informacion që do të ketë veprim të tillë nesër

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 21:48
Kurti për shkarkimin e komandantëve serbë: Nuk kam informacion që do të ketë veprim të tillë nesër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka informacion që do të shkarkohen nesër komandantët e policisë së Kosovës që morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Serbi këtë javë.

Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) ka suspenduar Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës, pasi ajo ishte pjesë e kësaj mbledhje, ndërsa Vuçiq paralajmëroi se edhe komandantët do të shkarkohen. Kurti tha se sot ka qenë i zënë me zhvillime dhe se nuk ka informacion që do të ndodhë diçka e tillë, por nuk e përjashton këtë.

Lexo Edhe:

“Nuk kam ndonjë informacion që do të ketë një veprim të tillë nesër. Unë nuk e përjashtoj por nuk ka një informacion”, ka thënë ai.

Ai tutje e pranon se ka marrë informata që do të ketë protesta të serbëve të veriut nesër, të cilët ai i ka lutur që të mos i bashkangjiten këtyre thirrjeve.

“Është e vërtetë që prej dje në mëngjes e kam marrë informacionin kanë filluar thirrjet që qytetarët serbë të dalin në protesta. Prej tërë atyre që është planifikuar, janë dy protesta që do të mbahen. Iu bëj thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të mos dalin në protesta për zgjedhjet e 3 prillit. Mua më vjen keq që qytetarëve serbë nuk iu mundësua votimi edhe në mënyra tjera. Posta dhe zyra ndërlidhëse janë dy mënyrat. Ata që i kërkojnë duhet të mendojnë mënyra tjera. Nuk mund me imagjinatën time të mendoj për ta. Jemi ku jemi. Në fund të fundit, kutia e votimit dhe e postës nuk janë krejtësisht ndryshe. Në kutinë e votimit e vendos fletëvotimin me përcaktimin politik, ndërsa në kutinë postare e vendos edhe në zarf. Vec zarfi është dallimi. Kanë mundur shumë kollaj. Më thanë kështu: nuk ka mundësi në Serbi për shkak të ligjit që kufizon votimi me postë. Mirëpo ku shkruan në Serbi se OSBE nau dashka të mbledhë kutitë e votimit?”, tha ai.


(Kosova Sot Online)