Pejani detyron të miturin të përdorë dhe shes drogë, arrestohet nga policia

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 11:21
Pejani detyron të miturin të përdorë dhe shes drogë, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person ën Pejë pasi dyshohet se e ka detyruar që të përdorë dhe të shes substanca narkotike.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë 24.03.2022 – 18:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti i ka ofruar të konsumoj substancë narkotike të miturit mashkull kosovar si dhe dyshohet se e ka detyruar të shes substancë narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)