Presidenti Biden arrin në Poloni

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 14:59
Presidenti Biden arrin në Poloni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka arritur të premten në mesditë në Poloni, raporton CNN.

Ai tashmë ka arritur në qytetin Rzeszow të Polonisë.

Presidenti amerikan do të pritet nga homologu i tij polak, Andrzej Duda, para se të mbajë një konferencë mbi përgjigjen humanitare për të lehtësuar vuajtjet e civilëve brenda Ukrainës dhe për t’iu përgjigjur fluksit në rritje të refugjatëve.

Bideni pritet që të shtunën t’i vizitojë refugjatët ukrainas në Poloni.

Air Force One lands at Rzeszow-Jasionka Airport as U.S. President Joe Biden arrives to visit Poland, amid Russia’s invasion of Ukraine, near Rzeszow, Poland, March 25, 2022. REUTERS/Kacper Pempel

(Kosova Sot Online)