Policia del me radarë në autostradë, kjo ishte shpejtësia me e madhe që regjistroi

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 15:23
Policia del me radarë në autostradë, kjo ishte shpejtësia me e madhe që regjistroi

Me datë 24.03.2022, Policia e Kosovës konkretisht njësitë e trafikut kanë realizuar aktivitetin matja dhe kontrolli i shpejtësisë, praktikë e cila aplikohet çdo vit në të gjitha vendet e Evropës në kuadër të fushatës nga ROADPOL (Rrjeti Evropian i Policive të Trafikut).

Andaj edhe  Policia e Kosovës ka qenë pjesë e kësaj fushate ku gjatë periudhës 24 orësh të datës së njëjtë, nga 243 zyrtarë policor sa ishin të angazhuar, janë realizuar:

302 pika të kontrollit,

1728 vetura të kontrolluara,

814 tiketa të shqiptuara për tejkalim shpejtësie,

Ndërsa, matja më e lartë e shpejtësisë ishte në autostradë me 214 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat në trafikun rrugor. 

(Kosova Sot Online)