
Rusia: Perëndimi po gabon në furnizimin e Ukrainës me armë

Ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë sot tha se vendimi i vendeve perëndimore për t’i dhënë armë Ukrainës është një gabim i madh sepse do të zgjasë konfliktin, shkruan skynews.
Ministria tha gjithashtu se “operacioni special” – siç Kremlini ka preferuar ta quajë pushtimin do të vazhdojë derisa të arrijë objektivat e vendosura nga Vladimir Putin. Në deklaratën e sotme, ministria ruse e mbrotjes publikoi edhe një raport mbi numrin e ushtarëve të vrarë gjatë një muaji luftë.
Sipas raportit, 1,351 ushtarë kanë humbur jetën deri më tani.
(Kosova Sot Online)