Biden: Putini është një kasap

  • E.K /
  • 26 March 2022 - 16:35
Biden: Putini është një kasap

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, “kasap” pas vizitës që iu bëri refugjatëve ukrainas në Varshavë të Polonisë, këtë të shtune.

I pyetur nga reporterët që po udhëtonin me të se çka mendon tani pasi i pa refugjatët e teksa merret me Putinin çdo ditë, Biden u përgjigj: “Ai është një kasap”.

Biden gjithashtu tha se edhe pse kishte qenë në vende të tilla gjatë jetës së tij, prapë ndihet i befasuar nga “thellësia dhe forca e shpirtit njerëzor”.

“Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht duash t’i përqafosh, thjesht duash t’i falënderosh”.

Ai shtoi se të gjithë fëmijët i thanë fjalë të tilla si “thuaje një lutje për babin tim, gjyshin apo vëllanë tim që është duke luftuar atje”, shkruan CNN.

 “Dhe më kujtohet se si është kur ke dikë në një zonë lufte. Çdo mëngjes ngrihesh dhe pyesësh veten. Dhe lutesh që të mos e marrësh atë telefonatë”.

(Kosova Sot Online)