Krejt çka sot diskutohet në Kuvend

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 08:19
Krejt çka sot diskutohet në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen në seancë plenare. Seanca e Kuvendit pritet të fillojë në ora 10:00.

Në rend ditës janë 13 pika.

Fillimisht do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës e më pas pyetje parlamentare. Ndërsa do të vazhdohet me shqyrtimin e disa projektligjeve. Ndërkohë që pika e 13-të është formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Rendi  i ditës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4.    Debat parlamentar për politikën e jashtme,

5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,

6.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,

8.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,

9.    Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-014 për Infrastrukturën Kritike,

10.    Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,

11.    Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

12.    Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,

13.    Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vendi: Kuvendi i Kosovës

Koha: 10:00

(Kosova Sot Online)