Serbët jane tradhtarë!

Serbët jane tradhtarë!
Serbët jane tradhtarë!

Shefik Shkodra

  • 28 March 2022 - 07:33

Shkruan:ANALISTI - Shefik Shkodra

Disa herë e kemi përmendur me opinionet tona, sidomos te gazeta “Kosova Sot”, serbët nuk kanë besë e as nuk mbajnë fjalë. Nuk mund të bëhet fjalë për humanitetin e tyre. Ata e ruajnë vulën e tradhtisë. Ata e shikojnë dhe e matin kohën e volitshme për të skandalizuar në tokën e Kosovës. Politika e tyre është mesjetare, jo e një populli të emancipuar as e një “populli qiellor”, si ua ka ëndja ta quajnë veten me këtë epitet. Ata e kanë kishën e angazhuar të bëjë politikë propaganduese, jo fetare, sepse kisha e manipulon pjesën më të madhe të popullit.

Serbët me parullën e “krishtërimit” e për krishterimin shpërndajnë tymin e shtrigave nëpër botë, për çështje gjëja të kërcënimeve në baza fetare nga shqiptarët. Akademia e tyre funksionon gjithashtu duke bërë propagandë dhe duke komentuar gënjeshtra historike kundër të tjerëve, sidomos kundër shqiptarëve dhe tokave të tyre. Dhe këta e konsiderojnë kohë të volitshme, derisa po zhvillohet lufta në mes të Rusisë dhe Ukrainës. Serbia është dhe ka mbetur aleate besnike kryesore e Rusisë. Krejt Evropa dhe bota e dinë. Përsëri ajo është më e privilegjuar te evropianët dhe të tjerët e paralele larg prej Kosovës.

Një pjesë të fajit për çështjen e Kosovës e bartin evropianët. Qe sa kohë e pështjellin ndërmjetësimin për një marrëveshje Serbi – Kosovë dhe asgjë konkrete deri më tash nuk ka ndodhur as s’është ndihmuar. Nuk është puna e qartë te disa anëtarë të BE-së. Nuk ka dhënë fryte e as angazhimi i mjaftueshëm nuk ishte. Si me tendenca gjithnjë që shqiptarët të mbeten fajtorë. Kjo sëmundje po mbetet e pa shërueshme dhe si një qendër zjarri në regjion me pritje për aktivizim. Një pjesë të fajit mund ta kenë pasur edhe kuadrot tona të deritashme në bisedime për Kosovën. Dialogu që e kanë zhvilluar me përfaqësuesit e Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk ka prodhuar efikasitet për të qenë gjithnjë sipëror na kosovarët dhe për t’u kryer kjo punë qe kaq vite. Si duket kemi çaluar në disa raste dhe jemi treguar shumë inferior.

Disa tashmë janë të njohura nga ato biseda e ndoshta jo të gjitha. P. sh. ka mundur të kenë kompromise e “lëshim peri” në dialogimin e çështjeve, që janë dukur në fillim si tejkalime të lehta e pa pasoja, por, me këtë Serbia ka fituar elan e besim dhe i ka zgjeruar tej mase kërkesat në mënyrë permanente. Për të mos i numëruar rastet që kanë shkaktuar hendikep te pala shqiptare, më në fund sikur na jemi fajtor e jo Serbia. Sikur na e kemi sulmuar Serbinë e jo Serbia ne në vendin tonë. Si të them, na kemi lejuar që t’ua rritin “pazarin” jashtë realitetit e pa nevojë. E shohin shqiptarët tash se, nuk mund t’ia bëjnë “tetë me dy” askujt. Paraqitemi si të papjekur në diplomaci dhe strategji. Jetojmë në përrallat e një romantizmi. Sikur e harrojmë historinë dhe realitetin.

Pastaj, zgjedhja e Qeverisë së re me Albin Kurtin, nuk ka qenë e konvenueshme për Serbinë dhe aleatët e saj. Gjërat e të kaluarës dhe dobësitë nuk po kalojnë aq lehtë. Ato janë të shumta. Tash e ngarkon Serbia subjektin dhe Albin Kurtin në pushtet. Opozita sikur don të bëjë lëshime, në vend se të jenë me një fjalë me qeverinë. Dhe ky është qëllimi kryesor ndoshta i Serbisë. Kur subjektet politike shqiptare nuk kanë një harmoni dhe unitet në mes veti, Vuçiq rrah gjoks se është sukses i tij. Kjo i duhet para zgjedhjeve në Serbi. Kjo i vlen ndoshta edhe nga ndonjë marrëveshje me Rusinë, rastësisht apo të planifikuar për ndezje të fitilit edhe në Ballkan. Në parlamentin e Kosovës është marrë një qëndrim dhe është votuar një rezolutë, për mos lejimin e referendumeve, zgjedhjeve të politikës së Serbisë. Sidoqoftë Albin Kurti dhe cili do qoftë kryeministër nuk mund të lejojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Na nuk duhet ta lejojmë veten e të bëhemi si një lojë e fëmijëve, ky është një provokim i dorës së parë. Dhe nuk ka kuptim që Serbia të thirret ende me atë kushtetutën e famshme se, Kosova është Serbi. Po Serbia nuk i ndalë provokimet, kërcënimet dhe shfaqjet teatrale të incidenteve, në mënyrë shumë perfide, që të reklamohet para opinionit botëror se, shqiptarët janë fajtorë për të gjitha që po ndodhin.

Detyrë e Qeverisë, e Parlamentit, e AKI-së, e Policisë së Kosovës dhe e çdo subjekti politik është që ta mbrojë atdheun. Gjithnjë syçelë, me kohë e me efikasitet për çdo lëvizje. Pra edhe qytetarët duhet të orientohen pa dilemë e me kujdes. Duhet ta kemi mendjen gjithherë në bashkëpunimin e sinqertë me aleatët, por para së gjithash, kërkohet një unitet më i mirë i të gjitha subjekteve politike, një koordinim kur është në pyetje interesi i qytetarëve dhe i Kosovës. Ky është vendi i jonë, nuk kemi tjetër vend!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".