Mega-skandalet/ Ja si i hedh Rama firmat: Berisha publikon videon

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 14:56
Mega-skandalet/ Ja si i hedh Rama firmat: Berisha publikon videon

Një tjetër zyrtar i lartë i mazhorancës pritet të bjerë në prangat e drejtësisë.

Deputeti socialist, Alqi Bllako akuzohet për mega-aferën e inceneratorëve dhe SPAK ka kërkuar autorizim për arrestimin e tij.

Por opozita po kërkon me ngulm që të arrestohet ai që është kreu i këtyre aferave të shumta, vetë kryeministri Edi Rama.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha publikoi online një video pikante për ‘mënyrën’ se si i hedh firmat Edi Rama.

“Momente tipike për narkoshtetin,” shkruan Berisha.

(Kosova Sot Online)