Dy ushtarakë të FSK-së marrin pjesë në garën e Kampit Ndërkombëtar të NATO-s

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 09:56
Dy ushtarakë të FSK-së marrin pjesë në garën e Kampit Ndërkombëtar të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se dy nënoficerë të FSK-së, Flamur Kajtazi dhe Besart Kasumi kanë marrë pjesë në Kampin ndërkombëtar “Winter Camp Slovenia 2022”, në mesin e 44 garuesëve ushtarakë nga shtete anëtare të NATO-së.

Mehaj ka thënë se rreshteri Besart Kasumi ka zënë vendin e tretë.

“Pas përfundimit të Kampit Dimëror ndër aktivitete të ndryshme ishte dhe gara e skijimit në disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin.  Në konkurrencë shumë të madhe, rreshter Besart Kasumi nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) zuri vendin e tretë. Vazhdojmë me suksese të radhës”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)