Gjyqtarët dhe prokurorët që po ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar, në shënjestër të ligjit Vetting, të parët në listë për tu spastruar!

Gjyqtarët dhe prokurorët që po ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar, në shënjestër të ligjit Vetting, të parët në listë për tu spastruar!
Gjyqtarët dhe prokurorët që po ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar, në shënjestër të ligjit Vetting, të parët në listë për tu spastruar!

Dardan Grapci

  • 30 March 2022 - 07:29

Shkruan: ANALISTI – Dardan Grapci

Unë mendoj se vetëm pasi të aprovohet ligji VETTING, nëse do të bëhet, atëherë duhet të jetë pikërisht kjo kategori e “avokatëve” të krimit në gjyqësor dhe prokurorine, objekt hetimi dhe vlerësimi, sepse VETTING-u mbetet formula e vetme e reformimit dhe vendosjes në binar të drejtë ligjor dhe të llogaridhënies së sistemit të drejtësisë. Për drejtësi të reformuar dhe të spastruar kërkohet Vetting, Vetting dhe vetëm Vetting, sepse vetëm Ligji i Vettingut mund ta rregulloj këtë kaos nëpër Gjykatat e Kosovës, sepse me aprovimin e Ligjit për Vetting asnjë person s’do ta ketë të drejtën të amnistohet apo ta paguaj dënimin në vlerë monetare.

-Vazhdimi I praktikave të dënimit të zyrtarëve të institucioneve të shtetit me kusht, edhe pse të dyshuar për krim e korrupsion madje nga Prokuroria Special, Sikur që ndodhi së fundi me ish kryetarin e komunë së Malishevës Ragip Begajn, po tregohet si një një dëshmi e pa kontestueshme që flet ashiqare për vazhdimin e lidhjes së disa gjyqtarëve me krimin e organizuar, prandaj të njëjtit duhet të jenë objekt hetimi, vlerësimi dhe spastrimi , sepse nuk mundë të luftohet krimi e korrupsioni duke shqiptar dënime me kusht ndaj atyre që abuzuan për vite të tëra me pushtet dhe me buxhet të shtetit. Mirëpo ky hetim gjeneral dhe pastrim, nuk është i pritshëm që do të ndodhë me këtë strukturë të tanishme të KGJK-së dhe të KPK-s sepse janë të njëjtit njerëz, vetëm kemi rreth rrotullim në pozita të ndryshme, por nuk kemi akoma ndryshime për shkak të masës disiplinore, të adresimit të përgjegjësisë nga aspekti i efikasitetit të matjes së performancës.

Unë mendoj se vetëm pasi të aprovohet ligji VETTING, nëse do të bëhet, atëherë duhet të jetë pikërisht kjo kategori e “avokatëve” të krimit në gjyqësor, objekt hetimi dhe vlerësimi, sepse VETTING-u mbetet formula e vetme e reformimit dhe vendosjes në binar të drejtë ligjor dhe të llogaridhënies së sistemit të drejtësisë. Për drejtësi të reformuar dhe të spastruar kërkohet Vetting, Vetting dhe vetëm Vetting, sepse vetëm Ligji i Vetting-ut mund ta rregulloj këtë kaos nëpër Gjykatat e Kosovës, sepse me aprovimin e Ligjit për Vetting asnjë person s’do ta ketë të drejtën të amnistohet apo ta paguaj dënimin në vlerë monetare.

Ish-Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj mundë të mendoj se kjo çështje ka përfunduar, por në fakt me aprovimin e Ligjit të Vettingut çështja e tij dhe shumë çështje të tjera do të ri-hapen dhe do të shqyrtohen të gjitha faktet në hollësi, dhe nëse del e vërtetë që janë bërë pazare korruptive, dënimi me burg për rastet e tilla gjithsesi do të ri shqiptohen dhe do të shumëfishohen, e që varësisht nga rasti në rast ato mundë të shkojnë nga 7 deri 25 vjet. Kurse, ata zyrtar të institucioneve të cilët i kanë bërë këto lëshime duhet të largohen nga puna dhe të hetohen për këto skandale që i kanë bërë, sepse përjashtimi nga puna duhet të jetë masë adekuate ndëshkimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".